Nxënësit do të shërbehen me libra të vjetruara

Nxënësit e shkollave fillore për të katërtin vit me radhë do të shfrytëzojnë librat e përdorura. Këtë vit nuk do të shtypen libra të rinj. Nxënësit duhet të shërbehen me libra me kopër tina të shqyera, fletë  të ngjitura dhe tekste të munguara. 

Sipas Ministrisë së Arsimit, shkollat janë të detyruar që ti informojnë  për të gjitha librat e dëmtuara, ata zëvendësohen me të reja dhe të distribuohen nëpër shkolla. Të gjitha akuzat për kualitetin e dobët janë të pa baza për arsye se nuk  ka ndryshime ne standardin e përpunimit të librave. 

Librat pa pagesë  duhej të shfrytëzoheshin tre vite. Pas kësaj periudhe sektori ministror për arsim, lajmëroi vazhdimin e këtij afati edhe për dy vite të tjera. Arsyetimi kryesor për vazhdimin  afatit,  ishte se nuk ka nevojë për shtypjen e librave të reja, për arsye se librat e përdorura ishin në gjendje të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button