Varroset nxënësja 15 vjeçare nga Gradeci

Sot është varrosur trupi i pajetë i nxënëses 15 vjeçare nga fshati Gradec, e cila humbi jetën nga aksidenti fatal që ndodhi dje rreth orës 16 e 30 minutat, në rrugën lokale që lidh fshatin me autostradën Gostivar – Tetovë, rreth 1 kilometër afër autostradës.

Vetura e markës “BMW”, me targa italiane e drejtuar nga 14 vjeçari nga ky fshat, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti një vajzë 15 vjeçare nga ky fshat e cila ka qenë e ulur në ulësen e pasme në anën e djathtë  të veturës, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Ndryshe nga ky aksident fatal u lënduan edhe nxënëse tjerë, një vajzë 14 vjeçare si dhe tre të tjerë të moshës 15 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button