Najçevska: Qeveria që shkatërroi demokracinë nuk rrënohet me procedura demokratike

Profesoresha Mirjana Najçevska thotë se kjo qeveri nuk është demokratike dhe për këtë arsye nuk mund të largohet me praktikimin e procedurave demokratike.

Ajo konsideron se kjo qeveri ka shkatërruar drejtësinë dhe për këtë arsye nuk mund të largohet me mjete demokratike.

“Kjo qeveri ka shkatërruar të gjitha normat morale dhe për këtë arsye nuk mund të largohet duke apeluar në moralin e saj. Kjo qeveri ka shkatërruar përgjegjësinë dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të largohet duke u thirr në përgjegjësinë e përfaqësuesve të saj. Kjo qeveri nëntë vite gënjen qytetarët dhe për këtë arsye nuk mund të largohet duke akuzuar se nuk ka punuar në interes të qytetarëve”, shkruan Najçevska në profilin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button