Ilmi Selami në vendin e Arben Llabënishtit në ministrinë e mbrojtjes

Ilmi Selami pritet të emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes pas dorëheqjes së Arben Labësnishtit. Selami më herët ka qenë anëtarë i Komisionin shtetëror për antikorrupsion dhe më pas i punësuar në këtë ministri.

Ai të martën është parë të hyjë në zyrën e grupit parlamentar të Bashkimi Demokratik për Integrim, njofton gazeta Koha, ndërsa nga kjo parti nuk e kanë mohuar se ai do të jetë zëvendësministër i ardhshëm i Mbrojtjes në vend të Arben Labënishtit, i cili dha dorëheqje në shenjë pakënaqësie me politikat partiake.

Më nëntor të vitit 2011, Parlamenti sot solli vendim për shkarkimin e anëtarit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Ilmi Selami, me kërkesë të tij.

“Arsyet janë objektive dhe personale. Kam vendosur të rikthehem në sferën akademike, të mbaroj masterin dhe doktoraturën ndërsa njëkohësisht do të mbaj pozitën e këshilltarit pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk kam pasur ndonjë zënkë apo presion” , tha atëbotë Selami.

Lajme të ngjashme

Back to top button