Futbollisti belg në gjendje kome, zemra e tij ndaloi gjatë ndeshjes së futbollit
Gregory Mertens, mbrojtësi i Sporting Lokeren në ligën belge Jupiler League, u dërgua në spital pasi zemra e tij u ndal së rrahuri gjatë një ndeshjeje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave belge, në minutën e 25 të ndeshjes mes Sporting Lokerenin dhe Genk A2, Mertens papritmas ra në tokë.
Gjatë ndërhyrjes së ekipit mjekësor, është konstatuar se në një moment zemra e tij ka ndaluar së rrahuri. Lojtari belg me nxitim u transportua në spitalin më të afërt, pas së cilës ndeshja u ndërpre.
Burime mjekësore deklaruan se shëndeti i lojtarit është në gjendje kritike dhe se ndodhet në koma artificiale.
Mertens në këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje për Sporting Lokerenin.
#Pray #faith #GregoryMertens @SportingLokeren pic.twitter.com/M1BGEJCviR
— Marcelo Robalinho (@m_robalinho) April 27, 2015