Pogba takohet me sheikun e PSG

Paul Pogba është takuar me Paris Saint Germainin. Ky është lajmi bombë që vjen nga presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi.

Në një intervistë për Le Parisie, ai e ka konfirmuar takimin me yllin e Juventusit, por duke thënë që momentalisht nuk ka ndonjë marrëveshje.

“Po, e kam takuar Paul Pogban. Ai është një talent i madh. Është një lojtar francez dhe parisien. Mirëpo, nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje ende, sepse atë e duan të gjithë”, deklaroi Nasser Al-Khelaifi, duke shtuar në fund se te Parisi do të qëndrojë trajneri Laura Bla si dhe dy sulmuesit Ibrahimoviç e Cavani.

Pas dorëzimit të Barcelonës, Real Madridi llogaritej si favorit për transferimin e Paul Pogbas, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button