Akuza mes Komunës së Gostivarit dhe RDK-së për legalizimin e objektit të BFI-së

“Tash e dy vite jemi dëshmitar që një pjesë Këshilltarëve të Rilindjes Demokratike Kombëtare në Këshillin e Komunës së Gostivarit, nuk kanë ngritur dorën për të votuar për propozim vendime që shkojnë në interes të qytetarëve të kësaj, komune, qoftë nga sfera e infrastrukturës, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit”, thuhet në komunikatën e komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit thotë se këshilltarët komunal të RDK-së votuan kundër legalizimit të objektit të Bashkësisë Fetare Islame.

“Në pikë të rendit të ditës të Seancës së 19-të, ishte Propozim – Vendimi  për lirim nga pagesa për kompensim për përcaktim të statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje – objekt fetar – ndërtesë administrative afariste në Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, shumica e këshilltarëve të kësaj partie përveç se nuk e mbështetën këtë propozim madje zëvendës koordinatorja e Këshilltarëve të RDK-së në Këshillin e Komunës së Gostivarit, Bukurie Iseini ishte e vetmja që mori fjalën për këtë pikë dhe haptas shprehu kundërshtimin e saj dhe të partisë së saj duke vlerësuar se BFI-ja nuk duhet të lirohet nga kompensimi dhe se këtë vepër të BFI-së ajo e vlerësoi si Haram”, thuhet në komunikatën e komunës së Gostivarit.

RDK ka reaguar duke thënë se kjo parti nuk e njeh pushtetin lokal në Gostivar

“Dega e RDK-së në Gostivar reagon ashpër ndaj komunikatës hileqare të Komunës së Gostivarit për gjoja votim kundër për lirim nga pagesa për objekt administrativ dhe afarist të ndërtuar pa leje nga ana e Muftinisë së Gostivarit”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Këshilltarët e RDK-së deri më tani, për dy vite radhazi nuk shprehen as me pro, as kundër dhe as të përmbajtur për asnjë pike të rendit të ditës. Me një fjalë, këshilltarët e RDK-së nuk e njohin aspak këtë pushtet jolegjitim lokal, dhe për këtë arsye nuk shprehin asnjë qëndrim për asnjë pikë të rendit të ditës, dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen mos të shprehin asnjë qëndrim ndaj këtij pushteti jo legjitim.

“Fakti se jeni hileqarë jo vetëm që e keni vërtetuar për të satën herrë me radhë, por këtë e vërtetoni edhe me këtë komunikatë duke atribuuar pozicione inekzistente përfaqësimi dhe gjeneralizim partiak për mendime individuale. Kjo sjellje hileqarësh shumë shpejt do të ju dalin në sipërfaqe dhe atëherë do të shihet shumë qartë se kush në të vërtetë jeni”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button