Qytetarët i japin përkrahje peticionit të nxënësve të shkollave të mesme

Nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë vendosur në kampin afër MASH-it, kanë hapur një peticion ku për një kohë të shkurtër janë regjistruar 150 qytetarë.

Përkrahja për peticionin nga ana e qytetarëve bëhet për të qenë këmbëngulës në kërkesat e tyre për largimin e testimit ekstern dhe dhënien e provimit të maturës sipas sistemit të vjetër.

Deri sa qytetarët nënshkruanin peticionin, nga ana tjetër zhvillohet takimi i dytë me përfaqësuesit e MASH-it dhe përfaqësuesve të nxënësve të shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Back to top button