Garë shtetërore për banakierë në Ohër

­ Tridhjetë banakierë nga tërë vendi do të marrin pjesë në Garën e tetë me radhë shtetërore të Maqedonisë që do të mbahet në kafenenë “Likuid” në Ohër. Në luftën për titullin ata do të përfaqësohen në dy kategori ­ përgatitje klasike të koktejeve dhe të ashtuquajturat “flertending”.

Kategoria e parë nënkupton prezantim të konkurrentëve me kokteje të tyre autoriale ku teknika e përgatitjes, pamja, shija dhe aroma e koktejeve do të vlerësohet nga komisioni profesionist nga ekspertë të vendit dhe të huaj. Në kategorinë e dytë, pjesëmarrësit gjithashtu do të prezantohen me koktejin e tyre autorial, që do ta përgatisin me lëvizje akrobatike dhe elemente zhonglerimi me pajijse bari.

Fituesit në garën e sivjetme, automatikisht sigurojnë pjesëmarrje në Garën botërore të banakierëve që do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button