Përgjigjet nga propozim- masat do të mësohen javën e ardhshme

Greqia dhe Maqedonia së shpejti do t’i këmbejnë përgjigjet për propozim- masat e ndërtimit të besimit, njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë.

“Janë këmbyer propozimet ndërsa së shpejti do të këmbehen përgjigjet nga të dyja palët rreth asaj se cilat propozime janë të pranueshme. Më pas do të vijojë zbatimi i masave për ndërtim besimi, që janë të pranueshme edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë”, njoftojnë nga Ministria e jashtme duke shtuar se “javën tjetër do të dihet çfarë është e pranueshme për të dyja palët”.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias javën e kaluar në Nju Jork deklaroi se Athina zyrtare ka shqyrtuar propozime e Maqedonisë dhe kanë vërejtur se në listën e qeverisë maqedonase kanë pika të përbashkëta.

“Para një muaji në Riga u takova me ministrin e jashtëm të FYROM-it, i cili ka emër të ngjashëm me mua, Nikolla, do të thotë Nokos dhe i propozova të bisedojmë për masat e ndërtimit të besimit. Nuk kishte menjëherë përgjigje, por qeveria e shtetit fqinj u pajtua për bisedimin e këtillë. Në Budapest këmbyem katalogë me pikat e ndërtimit të besimit dhe siç analizuam këto ditë, ka ngjashmëri për disa pika të caktuara”, theksoi shefi i diplomacisë greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button