Bosnjë, sulm i armatosur ndaj stacionit të policisë: Vritet një polic dhe sulmuesi

Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri një polic, ndërsa ka plagosur dy të tjerë, paraprakisht duke hyrë në ndërtesën e SP të qytetit të Zvornikut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në orën 19 në Policinë e Zvornikut ka hyrë një person i armatosur dhe me këtë rast duke thirrur ‘Allahu Ekber’ vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë”, tha për Anadolu Agency (AA), zëdhënësja e Sigurimit Publik të Bjelinës Alexandra Simojlović.

Sipas saj, nga shkëmbimi i zjarrit është vrarë edhe sulmuesi.

Hetimi është në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button