Kamioni dhe bretkosat me vazhdim të ri në Kasius Klej

“Betejën ditore me këto që kush e di çfarë mund t’u shkoj në mend”, ne në fund do ta fitojmë, edhe atë sipas parimit të njëjtë me të cilin Kasius Klej i fitonte luftërat. Me nokaut edhe atë në situatë ku kundërshtari mendon se ky vetëm se nuk ka ra poshtë”, porositi kryeministri Nikolla Gruevski në tubimin popullor të VMRO DPMNE-në në Ohër.

Ish boksieri me fjalorë boksieri vendosi t’i drejtohet opozitës, që është thuajse e ngjashme me fjalorin “e kamionxhiut” të ish kryetari të LSDM-së, Branko Crvenkovskit, të cilit opozita do ta shkelte “si kamion- bretkosë”.

Porosia e re e Gruevskit tejkaloi edhe deklaratën e Branko Crvenkovskit para zgjedhjeve parlamentare në vitin 1998, kur ai tha “do t’ju shkelim si kamion bretkosë”, duke iu drejtuar opozitës VMRO DPMNE dhe liderit të atëhershëm Lupço Georgievski.

Ndoshta çdo ngjashmëri është e rastësishme, por historia në Maqedoni, edhe atë si përsëritet.

Vetëm sa për rikujtim, Kasius Klej është boksieri Muhamed Ali (Kasius Marselus Klej Junior), i lindur më 17 janar të vitit 1942 dhe ish kampion i trefishtë në kategorinë e rëndë.

Pas arkëtimit të titullit të tij të parë botërorë, Klej hapëronte nëpër ring duke brohoritur “I am the greatest” (Unë jam më i miri).

Ai ndërroi emrin e tij në Ali pasi u konvertua në fenë Islame në vitin 1964.

Kthesa në jetën e tij ndodhi në moshën 22 vjeçe kur fitoi mundësinë të luftojë për titullin kampion bote në boks. Kundërshtari i tij, Soni Liston ishte favorit ndërsa nëpër bastoret e asaj kohe koeficienti ishte 7-1. Klej arriti të fitoj titullin dhe prej atëherë u bë temë kryesore, edhe atë jo vetëm në qarqet e sportit.

Ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të stilit të luftës, por edhe për shkak të deklaratave të tija prepotente : “Lëviz si flutur ndërsa pickoj si bletë”. Arrita të fitoj monstër të madh e të rrezikshëm, që i ka nokautuar të gjithë deri më tani”.

Kur në vitin 1967 refuzoi të shkoj në Vietnam si ushtar amerikan, u dënua me 5 vite burg. Falë kaucionit të paguar Klej u lirua, por humbi titullin kampion bote si dhe licencën për të luftuar përsëri. Në vitin 1971 sërish u kthye në ring ku shënoi humbjen e parë në karrierë. Edhe pse shumica e konsideruan si të “dështuar”, ai arriti dy herë të fitoj titullin e botës dhe në këtë mënyrë të bëhet i pamposhtur pasi këtë deri më tani nuk e kishte arritur askush.

Ndërsa për kamionin dhe bretkosën nuk ka legjendë. Është vetëm frazë urbane e cila shënoi një dekadë nga pluralizmi në Maqedoni. Megjithatë, kjo tregon një dimension tjetër. Se edhe Klej edhe kamioni çdoherë luftojnë me opozitën. Demokracia në vepër!

Lajme të ngjashme

Back to top button