Erdogani ndjehet i ofenduar nga Putini

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, duket se nuk do t’i kursejë kritikat për këdo që do të përmendë fjalën “gjenocid” kur të kujtojë vrasjen masive të rreth 1.5 milion armenëve plot një shekull më parë, ndërsa ishte ende në këmbë Perandoria Osmane.

I fundit që është sulmuar nga Erdogan, pas Papa Françeskut dhe zyrtarëve të Parlamentit Europian, ka qenë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili përmendi termin “gjenocid” gjatë qëndrimit në Jerevan fundjavën e kaluar ku u përkujtua 100-vjetori i tragjedisë.

“Jam personalisht i mërzitur dhe i ofenduar që Putini ndërmori këtë hap. Rusia më parë duhet të flasë për historinë e saj dhe për këtë nuk kemi nevojë të shkojmë shumë pas në kohë. Ajo që po ndodh në Ukrainë është e qartë”.

Turqia e pranon tragjedinë e ndodhur një shekull më parë, por mohon se janë kushtet për të përdorur termin “gjenocid”, ndërsa Perëndimi i ka bërë thirrje më shumë se një herë për të pranuar faktet e padiskutueshme.

Gjatë bisedës me gazetarët në aeroportin e Ankarasë, Erdogan thumboi edhe Presidentin e sapo-zgjedhur të Qipros turke, Mustafa Akinxhi, i cili la të kuptohej se mes dy shteteve do të kishte një marrëdhënie vëllazërore dhe jo një marrëdhënie nënë-fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button