Tmerr! Pamje nga droni e katastrofës në Nepal (Video)

Një video e publikuar së fundmi, e cila është xhiruar me dron mbi kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, tregon më së mirë katastrofën që goditi vendin para disa ditësh

Pamjet nga lart tregojnë ndërtesa të shkatërruara, turma njerëzish të mbetur pa një strehë, rrugë të krisura dhe rrënoja, të gjitha produkte të tërmetit që ra në fundjavë.

Kryeqyteti vazhdon të jetë në një gjendje tepër të vështirë, pasi nuk ka strehim, ushqim, ujë dhe energji për njerëzit. Ndërkohë, ka ende njerëz që nuk janë gjetur nën rrënoja. Deri tani, numri i viktimave të konfirmuara është 4 mijë, ndërkohë që mijëra të tjerë janë ende të humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button