Dritë për atdhe je, por sot i mungon më shumë së kurrë atdheut o mendjendritur i atdheut tonë shqiptar!

Një rrugë e gjatë kaloj nga dita që prof. Ukshin Hoti është zhdukur, është larguar nga burgu, nga dora çetnike-fashiste 16 maj të vitit 1999. Dora shtetërore e Republikës së Kosovës nuk bëri asgjë për të zbardhur për fatin e prof. Ukshin Hotin. Sot e kësaj dite Kosova ende numëron të pagjetur shqiptarë që nuk dihet fare fati i tyre. Nga 16 maj 1999 kur prof. Ukshin Hoti, është ik nga jeta jonë, e dërguan në dyer që ne fare nuk e dimë ku është jeta dhe trupi i mendjendriturit tonë kombëtar shqiptarë.

Filozofia e prof. Ukshin Hotit ishte filozofin politike atdhetare për çështjen tonë kombëtare. Unë si qytetar i Republikës së Kosovës jam tepër i zhgënjyer nga institucionet tona nuk punuan fare asgjë, ose të themi pakë për të pagjeturit më komandantin tonë suprem mendjendriturin tonë të çështjes kombëtare. Parlamenti i ikur i Republikë së Kosovës ka mbajtur një Akademi solemne për Mr. Ukshin Hotin, dhe nga ajo ditë kurrë as një fjalë nuk dëgjova që u tha, që u punua për të zbardhur të vërtetën për prof. Ukshin Hotitin dhe të mija të pagjeturve të tjerë shqiptar të rrëmbyer gjatë pushtimit që ishte në Kosovë. Sa shpejtë e harruan kujtimin dhe veprën e tij populli im i dashur. Sot koha po kalon shumë shpejtë dhe ne fare pakë mos të themi hiq nuk bëmë asgjë për të zbardhë fatin e këtij pishtari të lirisë, arkitekti të çështjes tonë kombëtare dhe veprimtarit tonë shqiptarë. Brezat tonë që janë radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si ideator e kishin prof. Ukshin Hotin, por sot jam i shokuar pse nuk bërën asgjë për të kërkuar fatin e tij, për të qetësuar plagët e familjarëve Hoti.

Po ashtu as politika shqiptare e Republikës së Kosovës në fakt qëndroj indiferentë për të punuar dhe për të kërkuar këtë pishtarë të ndriçimit të popullit tonë të Kosovës dhe në përgjithësi të çështjes tonë kombëtare shqiptare. Të gjithë ne jemi fajtor dhe e kemi për obligim, obligim moral për të gjurmuar për zbardhjen e të vërtetës historike për të ditur të vërtetën për njeriun që i fali më shumë se jetën atdheut tonë, tokës që ne sot e gëzojmë. Familja Hoti të jetë krenare për babanë, për bashkëshortin dhe për atdhetarin e kombit dhe të çështjes kombëtar shqiptare prof. Ukshin Hoti. Ne populli i kësaj toke shqiptare mburremi më diturin, më vendosmërinë, guximi dhe patriotizmin që kishte prof.Ukshin Hoti. Sa herë bie fjala për të të gjithë ne themi: se prof. Ukshin Hoti ishte trim, i vendosur, dhe sakrifikoj për çështjen kombëtare edhe jetën.

La familjen e vet dhe vetën e tij ja fali atdheut. Por ne pse nuk ndajmë kohën tonë për të kërkuar, protestuar, përmendur, shkruar fjalë për këtë njeri të ndritur të gjuhës shqipe, këtë filozof të madh të çështjes kombëtare. Unë një qytetar i thjeshtë, mbes më shpresë që deputetet në parlament, të ardhur në pushtet do të jenë më këmbëngulës për të bërë presin Serbisë, duke bërë presin edhe Bashkësisë Ndërkombëtare për të zbuluar të vërtetën për fatin e prof. Ukshin Hotit dhe mija të tjerëve të pagjetur.

Prof. Ukshin Hoti është faqe historie, është histori ku çdo ditë duhet lexuar fletë-fletë. Nga jeta dhe vepra e ti duhet të inspirohem si duhet luftuar në rrugën politike dhe duke mësuar si duhet të formohet, të forcohet shteti… Presim të vërtetën, toka kërkon drejtësi, drejtësia është e vërteta…

Lajme të ngjashme

Back to top button