I dashuri i Adelina Ismajlit në seancën për rastin “Sekiraqa” (Video)

I dashuri aktual i këngëtares Adelina Ismajli Vali Krasniqi është parë sot në Palatin e Drejtësisë në Prishtinë në kohën kur po zhvillohej seanca në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Kjo pasi mediat raportuan se Adelina Ismajli ishte në rolin e dëshmitares, pasi në kohën e vrasjes së policit Riza, ajo ishte e dashura e tij.

Sot në Pallatin e Drejtësisë ku është mbajtur seanca e radhës për rastin “Sekiraqa” është parë edhe i dashuri aktual i këngëtares Adelina Ismajli dhe familjarët e Enver Sekiraqës.

Në videon e realizuar nga Gazeta Express shihet i dashuri aktual i këngëtares i cili ishte gjatë kohës së seancës në Pallat duke u endur poshtë e lartë. Kurse në oborr janë parë vëllai i Enverit, Naser Sekiraqi, dhe një mik i tij.

Ky i fundit ka thënë për Express se i vëllai është i pafajshëm.

“Na po besojmë që Enveri ka me dal i pafajshëm por apet nuk dihet çka kanë me dëshmu atje lartë”, tha Naser Sekiraqi, duke mos pranuar të flas para kamerave. Familjarët e Sekiraqës thonë se nuk po besojnë në drejtësinë në Kosovë si dhe në gjithë procesin e gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës.

“Drejtësia te na po dihet, pa transparencë pa kurgjo. Ishalla ai del i pafajshëm”, tha vëllai i tij.

Në media sot është raportuar se në rolin e dëshmitares ishte marrë në pyetje këngëtarja Adelina Ismajli.

Pas përfundimit të seancës rreth orës 18:15 vetura BMW x5 në pronësi të të dashurit aktual të Adelinës është larguar me shpejtësi duke dalë nga hyrja jozyrtare e Pallatit të Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button