Jankullovska nuk kërkon falje që ofendoi shqiptarët

Jankullovska bën fajtore LSDM-në, për bisedat e publikuara nga opozita, pavarësisht se në telefonatat e përgjuara, ajo dëgjohet të ofendojë zyrtarët shqiptarë si indianë dhe fis i egër. Jankullovska thotë se marrëdhëniet me BDI-në janë në nivelin më të lartë, dhe mes partnerëve ka respekt të dyanshëm.

“Opozita thotë shumë gjëra, megjithatë faktet dëshmojnë se ato nuk janë të sakta. Marrëdhëniet tona në Qeveri, në institucione janë në nivel të lartë profesional me respekt të ndërsjellë”, u shpreh Gordana Jankullovska, ministre e punëve të brendshme.

Në insistimin e televizionit Alsat, se nëse nga BDI-ja ka pasur ndonjë lloj reagimi, Jankullovska ironizoi duke pyetur nëse reagimi duhet të na ishte drejtuar neve si media, dhe opozitës e cila ka publikuar bombën.

A ka pasur ndonjë reagim nga BDI-ja për fjalët që janë përdorur në ato biseda, si indianë…?

“Mendoni, reagim dërguar juve?”, pyeti Jankullovska.

Jo, ndaj jush. Opozita ju akuzoi se ju i keni quajtur indianë ata të BDI-së.

“Duhet t’i pyesni atë që bëjnë këto akuza, jo mua”, u përgjigj shkurt
Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button