Kuçi: Dokumentet për Gjykatën Speciale i ka hartuar BE-ja

Marrëveshja për drejtësi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje politike, ku është bërë kompromis nga të dy palët. Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi që po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane te Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi fituar sovranitetin, ata (Serbia) kanë fitua numrat”, ka thënë Kuçi. Sipas tij, me këtë marrëveshje nuk është shkelur Kushtetuta e vendit.

Mirëpo, me këtë konstatim nuk është pajtuar anëtarja e Komisionit nga LDK-ja, Vjosa Osmani, që sipas saj Gjykata Kushtetuese nuk ka analizua përmbajtjen e marrëveshjes së 19 prillit me Serbinë. “Gjykata Kushtetuese asnjëherë nuk ka shqyrtua përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë”, ka thënë Osmani, raporton Gazeta Tribuna.

Ministri Kuçi është kundërpërgjigjur duke thënë se marrëveshja me Serbinë është ratifikua nga Kuvendi, ndërkaq Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se marrëveshja me Serbinë është e kundërligjshme.

Anëtarët e komisionit janë interesuar të dinë më shumë edhe rreth krijimit të Gjykatës Speciale.
Ministri Kuçi ka thënë se Dokumentet për Gjykatën Speciale i ka hartuar BE.

Vërejtje të mëdha për sistemin gjyqësorë ne Kosovë ka pasur anëtari i Komisionit, Xhavit Haliti. Mirëpo, ministri Kuçi ka thënë se Kosova ka ligjet më të mira për sistemin gjyqësorë duke shtuar se Ministria e Drejtësisë është e zhveshur nga ndikimi në gjyqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button