Thaçi: Serbia do të japë llogari për të gjitha krimet ndaj shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, me rastin e 27 Prillit, Ditës së të zhdukurve të Kosovës, ka thënë se shteti serb do të japë llogari për të gjitha ato krime të kryera në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë.

Përmes një postimi në facebook, Thaçi ka thënë se Kosova, bashkë me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, nuk do të ndalet të kërkuari zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nuk do t’i ndalin asnjëherë përpjekjet e tyre për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kthimin e tyre në atdhe. Shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë. HTH” , ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button