BE zbarkon për biznes në Ukrainë, bisedime edhe për paqen

Udhëheqësit e BE-së janë duke zhvilluar bisedime me Presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, që nisin nga tregtia e deri te përpjekjet e paqes, ndërkohë që bombardimet në lindje të këtij vendi sa vijnë e po intensifikohen.

Në Kiev ndodhet Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Ukraina kërkon që, paqeruajtës të BE-së të ndihmojnë zbatimin e armëpushimit të arritur me rebelët pro-rusë. Por blloku nguron të angazhohet në një mision të tillë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button