Nuk ka vend për Shaqirin te Interi

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, nuk po arrin të zë vend as në skuadrën e Interit, e cila po lufton për një pozitë në Ligën e Evropës.

I transferuar në Itali nga Bayern Munichu, Xherdani po e ka problem të zë vend në 11-shen e zikaltërve.

Sport Mediaset sot shkruan se Shaqiri nuk do të luajë titullar as në takimin e nesërm kundër Udineses, duke bërë që në katër takime rresht të jetë vetëm rezervist.

Xherdani është kritikuar për formën e dobët që ka treguar me Interin që nga transferimi i tij në janar.

Lajme të ngjashme

Back to top button