Familja Osmani: vetë policia po na vendos armatim në shtëpi (VIDEO)

Ekipi i televizionit Alsat ka qëndruar sot në shtëpinë e familjes Osmani në fshatin Bërnjarc të Haraçinës e cila po ashtu u bastis një ditë më pare nga policia, dhe ku nuk u gjet asnjë armë. Njëri nga djemtë e të dyshuarit Sulejman Osmani, Fasli Osmani dhe bashkëshortja e tij Zahide Osmani, thonë se nuk kanë qenë në dijeni të arsyes së bastisjes dhe as nëse policia ka gjetur diçka në shtëpitë e tyre. Ata thonë vetëm se policia gjatë bastisjes kishte gjuajtur edhe në drejtim të njërit nga djemve të kësaj familje, i cili ishte larguar nga vendi pasi kishte dëgjuar fillimisht të shtënat në ajër. E ëma akuzon policinë se sipas saj ka tentuar që të vendosë armatim në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button