Prindër të shpërqendruar nga teknologjia

Fëmijët më të predispozuar për të bërë veprime të rrezikshme.

Celularët dhe kompjuterët tabletë po bëhen një shpërqendrim i rrezikshëm për prindërit të cilët presupozohet të kujdesen për fëmijët.

Sipas një studimi fëmijët janë më të predispozuar për të ndërmarrë veprime të rrezikshme kur personat që po i monitorojnë janë të shpërqendruar, si për shembull duke shkruar mesazhe apo folur në telefon.

Studiuesit vëzhguan disa prindër të zgjedhur në mënyrë rastësore, të cilët po kujdeseshin për fëmijët në park. Ata matën faktorë si nivelin e angazhimit të tyre dhe sa të shpërqendruar ata dukeshin. Gjithashtu ata vështruan se sa shpesh fëmijët u përpoqën të bënin veprime të rrezikshme si hedhja nga lisharëset në lëvizje apo hedhja nga vende të larta.

Fëmijët, kujdestarët e të cilëve ishin shumë të shpërqendruar, silleshin më tepër në mënyrë të rrezikshme sesa të tjerët. Pajisjet elektronike si celularët ishin përgjegjës për 30% të rasteve të shpërqendrimeve.

Autorja e studimit, Ruth Milanaik e Qëndrës Mjekësore të fëmijëve Cohen në New York, tha se për sigurinë e fëmijëve, prindërit duhet të limitojnë kohën e shpenzuar me pajisjet teknologjike sidomos kur kujdesen për ta.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button