Fyerjet e Jankullovskës për Peshevskin “nuk janë thelbësore”

Zëvendëskryeministri Peshevski nuk dëshiron të komentojë ofendimet që kanë thënë për të, ministri i financave Zoran Stavrevski dhe ministrja e MPB-së dhe Gordana Jankullovska, të cilët dëgjohen në një bisedë të përgjuar, të shprehin ofendime për Peshevskin. Sipas Peshevskit, çështja nuk është thelbësore, dhe nuk meriton përgjigje, transmeton Alsat-M.

“Preferoj të merrem me tema më thelbësore…”, deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i çështjeve ekonomike.

Të dy ministrat në bisedën e publikuar kohë më parë nga LSDM-ja, përveç fjalëve ofenduese për Peshevskin, në mënyrë shtesë theksojnë se ai paraqitet vetëm në rastet kur duhet të njoftohen lajmet e mira, e jo edhe kur duhet të komentohen treguesit negativë të ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. kjo deklaratë e Peshevskit është fyerje edhe më e madhe për shqiptarët. Po ku janë këta burra të partisë në pushtet? Ata le t’i durojnë fyerjet që bëhen në adresë të tyre personale, por popullin shqiptar nuk guxon kush ta shajë kështu!

Back to top button