Zagreb, 38 të plagosur pasi autobusi godet shtyllën e ndriçimit! (VIDEO-FOTO)

Për t’ju shmangur aksidentit të autobusit të transportit publik të Zagrebit dhe një veture, janë plagosur 38 persona të cilët janë transportuar në spitalet e Zagrebit, njofton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).

Zagreb Autobusi i shkatërruar

Autobusi i tramvajit elektrik në Zagreb (ZET) me numër 216, i linjës Kvaternik – Resnik – Ivanja Reka, këtë mëngjes rreth orës 08:20 në kryqëzimin e Slavonska Avenue dhe Shërbimit Rrugor, doli jashtë rrugës dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Shoferi i autobusit ZET, sipas informacioneve jozyrtare, u largua, për t’ju shmangur aksidentit me një veturë, e cila vinte nga një rrugë anësore dhe anash është ndeshur me autobusin.

Hetimi i policisë është në vazhdim, ndërsa 38 persona të plagosur me ambulancë gjatë mëngjesit u transportuan në katër spitalet e Zagrebit.
Zagreb Autobusi i shkatërruar

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura e cila drejtohej nga një femër, u përpoq për të marr avantazh nga autobusi, kjo është arsyeja pse shoferi i ZET-it, për t’ju shmangur aksidentit me veturën, goditi shtyllën ndriçuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button