Punëtori për regjistrin e ndotësve në Maqedoni

Në Shtip sot do të mbahet punëtoria e parë nga tre punëtoritë, që i organizon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qendrën për demokraci ekologjike “Florozon” për regjistrin e ndotësve të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi është të bëhet trajnim i përfaqësuesve nga industria nga pjesa lindore e shteti për zbatimin e UNECE Protokollit për regjistra të ndotësve dhe transmetimin e materive ndotëse, si dhe për obligimet për njoftim të cilat dalin nga legjislacioni kombëtar.

Në pajtim me ligjin, çdo ndotës i madh, i cili ushtron veprimtari në territorin e Maqedonisë ka për obligim t’i publikojë të dhënat për llojin dhe vëllimin  e ndotjes apo transportin e mbeturinave të rrezikshme, ndërsa Ministria kompetente duhet t’i publikojë ato të dhëna.

Punëtoria është pjesë nga projekti “E drejta të dish – menjëherë” që mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd

Lajme të ngjashme

Back to top button