Komuna e Ohrit tërhiqet për kishën

Pas reagimit të fuqishëm të qytetarëve shqiptar dhe mysliman të Ohrit, Myftinisë së këtij qyteti dhe sidomos këshilltarit në Këshillin Komunal, Kujtim Useini, Komuna e Ohrit është tërhequr nga propozim plani-urbanistik, i cili parashikonte ndërtimin e një kishe në një lagje të këtij qyteti me shumicë dërrmuese të konfesionit islam.

Këshilltari Kujtim Useini konfirmon për gazetën KOHA se tashmë Komuna e Ohrit është tërhequr nga ky propozim dhe këtë lajm përfaqësuesit e qytetarëve e kanë marrë gjatë një takimi nga vet kryetari i Komunës, Nikolla Bakçarevski. Sipas Useinit, kryetari i Komunës u ka dhënë garancë se në atë parcelë nuk do të planifikohet të ndërtohet objekt kulti dhe propozimi si i tillë do të tërhiqet nga propozim-plani detal urbanistik për këtë pjesë të Ohrit.

“Ky vendim është më se i drejtë dhe nga kryetari morëm informatën se ai nuk ka qenë i informuar për këtë propozim plan-urbanistik dhe me t’u informuar të njëjtin e ka tërhequr”, përfundon ai. Deri te gazeta KOHA para një jave një grup qytetarësh të Ohrit kanë përcjellë shqetësimin se në një lagje të këtij qyteti e banuar në pjesën dërmuese me shqiptar është planifikuar të ndërtohet një objekt kulti i fesë ortodokse në vendin e quajtur “Tumba” te rruga “Zhelezniçka”.

Banorët e kësaj pjese të Ohrit theksuan se ndërtimi i këtij objekti në një lagje ku besimtarët e kësaj feje mungojnë, bien në kundërshtim me tolerancën fetare dhe mund të konsiderohet si një provokim i radhës që i bëhet pakicës shqiptare dhe myslimane të këtij qyteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button