Klopp zëvendësuesi i Guardiolas

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, thotë se Jurgen Klopp mund ta zëvendësojë Pep Guardiolan.

Ish-anëtari i Bayern Munichut ka deklaruar se Klopp mund të vazhdojë karrierën në krye të bavarezëve.

“Sigurisht se mund ta imagjinoj Kloppin si pasardhës të Guardiolas”, u shpreh Beckenbauer.

“Klopp është definitivisht një opsion për Bayernin. Kur unë isha president, ne shpesh kemi folur për Kloppin dhe besoj se ai do të përshtatej shumë mirë te Bayerni”, shtoi tutje legjenda bavareze.

Lajme të ngjashme

Back to top button