Lëvizja BESA: Ndjehemi krenarë që BESËN e morëm edhe nga Nerezi shqiptarë

Lëvizja BESA ka qëndruar në lagjen Nerez të Shkupit, ku u formua Këshilli Nismëtar i kësaj lagje shqiptare në Karposh. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

I pari që u paraqit para të pranishmëve ishte anëtari i Këshillit Qendrorë të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi. Memedi ndër të tjera theksoi, -“ Gjithmonë kamë pasur dhe vazhdoj të kem një bindje se Nerezi apo qytetarët e Nerezit janë një shoqëri e ngritur, e emancipuar dhe me vlera të mirfillta qytetare e kombëtare. Jo vetëm se un vij shpesh këtu, por ky imazh pozitiv për Nerezin në vetëdijen time kryesisht është krijuar si rezultat i përshtypjes pozitive që më kanë lënë shumë miq, shokë të mi të Nerezit si njerëz të edukuar, profesionistë të fushave të ndryshme, juristë, ekonomistë, personalitete fetare edhe shumë kolegë mjek të dalluar që padyshim i japin vlerë dhe një pasqyre të denjë Nerezit. Të nderuar qytetarë të Nerezit, rasti i shkollës suaj dëshmon se sa diskriminues dhe përbuzës është ky pushtet ku kërkesat tuaja shumë të drejta dhe demokratike, kushtetuese dhe ligjore, që të keni vetëm një paralele më shumë në shkollën tuaj në mënyrën më të egër po mundohen të luftohen nga autoritetet maqedonase edhe pse aty janë 70-80% të nxënësve shqiptarë dhe, për fat të keq, edhe ministri i Arsimit e quan veten shqiptar. E mos të flasim që në gjithë stafin udhëheqës në shkollën tuaj nuk ka asnjë shqiptarë.”

Tutje e mori fjalën Koordinatori I Këshillit Komunal nga Lëvizja BESA në Saraj, Ibush Jusufi, I cili ndër të tjera theksoi se Saraji do të jetë çdoherë bashkarisht me Nerezin, pasi që lagjja Nerez është shumë e rëndësishme për BESËN.

Pastaj fjalën e mori Adnan Azizi, anëtar i Këshillit Koordniues në lëvizjen BESA,i cili foli më shumë për gjendjen aktuale politikë në Maqedoni, duke rikujtuar edhe disa momente të përbashkëta para dhe gjatë luftës së 2001-ishit me të ndjerin Harun Aliu – Komandant Kushtrimi.  “Me Komandant Kushtrimin bënim dosjen e UÇK-së, dhe po evidentonim kontributet e të gjithë ushtarëve, dhe shkruanim historinë që do të arkivonim të plotë të UÇK-së së lavdishme. Dhe pasi i kryem këto punë më tha mua se: Dëshiroj ti të jesh kryesues i logjistikës së UÇK-së?! Por neve fare nuk na interesonin ato punë. Kështu që menjëherë iu përgjigja me: Jo Komandant, nuk pranoj, sepse këtë punë e kemi nisur për t’i realizuar të drejtat dhe aspiratat shqiptare në Maqedoni, e jo kush do jetë i pari, e kush i fundit, ne jemi kundër të gjitha bajraktarizmave.”, – theksoi Azizi. Arsyeja pse e ndaluam një marsh të paraparë ne si Lëvizje BESA para Qeverisë, është për shkak se situata është shumë delikate, megjithëse ne kemi treguar se çdoherë kemi protestuar në shumë raste si për ajrin helmues në Tetovë, Monstrën , dhe sërish do e bëjmë këtë, por momentalisht duhet patur shum kujdes, kurse nëse kemi protesta duhet të shkojmë para selisë së BDI-së dhe PDSH-së, tha Azizi.

Pas këtij fjalimi u prezantua Këshilli Nsmëtar i lagjes Nerez, i përbërë nga  gjithsejë 17 anëtarë, i cili për koordinator zgjodhi Jonuz Fejzullahun. Koordinatori i posazgjedhur deklaroi: “Ne jemi të parët që vijmë në skenën politike duke thënë se nuk premtojmë më gjëra të tilla. Ne nuk premtojmë as tendera, as punësime me vijë partiake, nuk premtojmë as pasurim për një mandat qeveritar, e as vjedhje pa hesap. Të respektuar, premtimi jonë i vetëm është ky – do të punojmë pa e kursyer veten që për të gjithë të bëhet mirë. Do të punojnë pa u kursyer që ta heqim nga skena politike hakmarrjen. Ne askujt nuk do t’i hakmerremi pse nuk ka qenë me ne. Boll e kemi vuajtur nga të tjerët. Konsiderojmë se është koha e fundit të mësohemi të funksionojmë si njerëz me dinjitet. Ne ju premtojmë se nuk do të lejojmë që asnjë nënë shqiptare të vajtojë më në ditën e zgjedhjeve, sepse për neve janë zgjedhje të humbura ato kur i thyhet zemra dikujt. Ne nuk duam fitore me çdo kusht, por duam fitore me nder”.

Në fund të pranishëmve iu drejtua edhe Kryetari i Këshillit NIsmëtar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast Bilalli theksoi, – “Jemi këtu që bashkërisht t’I qëndrojmë ballë problemeve të shumta në të cilën na sollën politikanët shqiptarë gjatë këtyre 25 viteve. Për këtë Lëvizja BESA ka prezantuar një Platformë politike shumë serioze e quajtur “Rifefinimi”, që është përgatitur në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevantë në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë. Kështu që, për ne sa është e rëndësishme platforma, po aq të rëndësishëm janë edhe personat që do i përzgjedhim nëpër Këshillat Komunal. Andaj, ne vlerësojmë se gjenerata e re, me indivitë të pastër, do të çojë përpara çështjen shqiptare së bashku me gjithë ne.”

Lajme të ngjashme

Back to top button