Avokati i Daffy-t: Në gjykatë me publikuesin e videos

Besfort Hasanaj, personi i cili po përflitet si publikuesi i videoskandalit të Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit ofendonte disa prej kolegeve të saj në muzikë, thotë se edhe vetë atij i intereson të mësojë se cili është personi që e ka nxjerrë videon në fjalë.

“Edhe mua më intereson ta di se kush e ka bërë këtë inçizim, i cili ka ardhur nga dikush që prezantohet si fans i flaktë i BESFORT VIDEO M1. Ai ka dërguar materialin (videot) i mllefosur pse Dafina për një boshnjak e tradhton shqiptarin, e në këtë rast njeriun të cilin deri dje e konsideronte si baba!”, ka thënë Hasanaj për gazetën “Express”.

Sipas tij, ai ka dërguar edhe disa video dhe inçizime të tjera, për të cilat ai nuk dëshiron të flasë. “Por kanë të bëjnë me jetën familjare të Dafinës, e që është shumë e trishtueshme. Të gjitha i ka dërguar në emër të estradawikileaks”, thotë Besfort.

Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve, që solli një stil shumë të veçantë në muzikën shqiptare është regjistruar nga publikuesi i videos ndërsa shante disa prej kolegeve të saj në muzikë, si Tuna, Zanfina Ismaili, etj… Kështu, në bisedën private të publikuar në YouTube, Dafina Zeqiri rrëfen raportet e saj me këngëtarët e skenës, përkatësisht me Tunën.

“Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m** për mu”, ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun.

Lajme të ngjashme

Back to top button