LSM këtë vit me marsh të solidaritetit do ta shënojë 1 Majin

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë këtë vit do ta festojë 1 Majin­Ditën ndërkombëtare të punës me marsh të solidaritetit, në të cilën do të lexohet manifesti i 1 Majit me porosi për marrëveshje kolektive për të gjithë, vende pune të sigurta dhe rroga të sigurta për punëtorët. Marshi do të fillojë në mesditë para ndërtesës së LSM­së, në të cilën pjesëmarrësit do të kalojnë pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë këtë vit me këtë manifestim në mënyrë aktive do të përfshihet në aktivitetet e tërësishme që do t’i realizojnë ITUC dhe ETUC, ndërsa të cilat do të përqëndrohen në sigurimin e marrëveshjeve kolektive për të gjithë punëtorët, përkatësisht edhe atje ku nuk janë. Aktivitetet gjatë vitit do të kahëzohen edhe drejt sigurimit të vendeve të reja të punës, marrëveshjes së punës në kohë të pacaktuar dhe rroga të sigurta për të gjithë punëtorët”, deklaroi kryetari i LSMsë Zhivko Mitreski në intervistë për MIA­n që tërësisht do të publikohet të premten.

Në intervistë Mitreski kthehet edhe në përfitimet e zbatimit të disa ligjeve që ishin sjellur si rezultat i fushatave të tyre të organizuara në vitet e fundit me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, ndërsa foli edhe për mandatin e tij pesëvjeçar dhe për kongresin e ardhshëm të LSM­së në të cilën do të zgjidhet kryetar i ri i kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Back to top button