Fitore e rëndësishme për Realin

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në përballjen në udhëtim kundër Celta Vigos.

Mbretërit triumfuan 4:2 në këtë takim, ku shkëlqeu Javier Hernandez.

Ky i fundit realizoi dy gola (24’ dhe 69’), Toni Kroos (16’) shtoi një dhe një tjetër u realizua nga James Rodriguez (43’).

Për vendasit realizuan Nolito (9’) dhe Santi Mina (28’). Reali tani ka 79 pikë në pozitën e dytë në renditje, dy më pak se Barcelona që prinë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button