Nis bashkëpunimi mes Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe RDK-së

Është zhvilluar sot takimi i parë i punës mes kryetarit të PDSH-së së reformuar  Ziadin Sela dhe kryetarit të RDK-së z. Vesel Memedi.

Ky takim është fillim i bashkëpunimit mes PDSH-së së Reformuar dhe RDK-së me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta shqiptare në Maqedoni. Bashkëpunimi do të vijojë me krijimin e grupeve të punës nga të dyja palët që do të vendosin për përcaktimin e kërkesave të përbashkëta.

“Ky fillim i bashkëpunimit është hapi i parë drejt artikulimit të mirëfilltë të kërkesës shqiptare. Andaj, nisma është e hapur dhe në të do të ftohen gjithë grupimet tjera opozitare, organizatat joqeveritare, organizatat e dala nga lufta apo edhe iniciativat tjera që janë të gatshme të kontribuojnë për artikulimin e mirëfilltë të kërkesave së gjithë shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button