Lëvizja BESA: Ndaleni terrorin e ushtruar ndaj shqiptarëve

Lëvizja BESA me shqetësim të madh po i ndjek zhvillimet e fundit në zonën e Karadakut, ku Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizuar aksione policore. Cak i aksionit policor sot ishte fshati Malinë.

“Në këto kohë të turbullta që po kalon Maqedonia, Lëvizja BESA gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje se këto reaksione nuk i shërbejnë të mirës së vendit, porse kështu vetëm po thellohet kriza edhe më tutje. Ne konsiderojmë se kriza e thellë politike assesi nuk duhet të zhvendoset në një krizë tjetër, siç kanë paralajmëruar disa qarqe me kohë: se ajo mund të bartet në një konflikt ndëretnik ose ndër fetar”, thuhet në komunikatën e saj.

BESA I bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që, nëse nuk kanë asnjë bazë për kontrollimin e shqiptarëve shtëpi më shtëpi në Malinë, menjëherë të tërhiqen prej aty. Ngase kjo situatë kaotike, që po mbretëron në këtë zonë, vetëm e rrit presionin psikologjik te popullata, pa pasur arsye. Dyshimet lidhur me këtë aksion shtohen, veçmas kur e kemi parasysh deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nuk ishte aspak e qartë, i cili tha se nuk mund të japë informata më të hollësishme për këtë aksion policor.

Lëvizja BESA duke u dalë në mbrojtje qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, njëherazi i fton ata që mos të bien pre e provokimeve dhe dhunës psikologjike, aq më shumë kur kemi parasysh se një destabilizim i mundshëm i Maqedonisë mund t’i shkojë në favor vetëm këtij pushteti dhe forcave të tjera antishqiptare në rajon dhe më gjerë. Ndërkohë, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që sa më shpejt të tërhiqet prej Malinës përderisa nuk ofron publikisht asnjë argument se pse është duke ndodhur ky aksion policor

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Përshëndes Lëvizjen Besa për reagimin, por propozoj çë xhdo gjë të registrohet dhe shenohet me emër dhe mbiemër për xhdo aksion çë mer kjo çeverisje kriminele dhe një dit për kët të hapen procese përgjegjësie dhe të denohen edhe servilat më të thjesht të kësaj çeverisjeje kriminele. Desh ata të jen Shqiptar apo sllavomaqedonas. Se vetëm ashtu mundemi çë në këto troje të i bëjm me dije këtyre sllavëve se ne nuk jemi popull i rendit të dyt, mos të bëhen gabimet e pasluftës së dyt botrore dhe 1991 e edhe pas 2001 shit.

Back to top button