Lëvizja për reforma në PDSH kërkon largimin e forcave policore nga Malina

“Në mbrojtje të çdo banori shqiptar, të tërhiqen forcat policore që pa asnjë shkak bëjnë presion mbi banorët e Goshincës dhe Malinës”, kërkon Lëvizja për reforma në PDSH.

Në reagimin e lëvizjes thuhet: “Situata në fshatrat shqiptare Goshincë dhe Malinë është tejet e rënduar si pasojë e pranisë së madhe të forcave policore. Qytetarët nuk janë të lirë të lëvizin dhe të punojnë, kështu që policia ndoshta dëshiron të frikësojë banorët, por në fakt irritojnë çdo qytetar shqiptar. Dalim në mbrojtje të gjithë banorëve të këtyre anëve ku po zhvillohet një spektakël i paparë i okupimit policor mbi fshatrat shqiptare. Spektakle të këtilla nuk do të lejojmë më të bëhen në kurriz të shqiptarëve. Në të kundërtën, nëse nuk tërhiqen forcat policore, që kanë okupuar pa asnjë shkak fshatrat shqiptare, ne si opozitë nuk do të rijmë indiferent ndaj gjithë këtij presioni policor që u bëhet shqiptarëve të asaj ane”.

Lëvizja për reforma apelon që të tërhiqen forcat e mëdha policore nga këto vendbanime, ose të dalin sa më parë me arsyetim se pse qëndrojnë atje. Kush e rrezikon këtë shtet, apo përsëri kjo situatë tentohet tu mveshet shqiptarëve?!

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Përshëndes kërkesën e juaj, por ju kisha propozuat çë të registroni dhe shenoni xhdo gjë, kush urdhëroi, kush mori pjes ( me emër dhe mbiemër), si kan vepruar etj. në kto kohra dhe një her kur të normalizohet dhe ndrohet kjo çeverisje kriminele të denohet xhdo njëri edhe një polic më i thjesht çë mer pjes në kësi akcione të meret në përgjegjësi dhe denohet , se ju keni mundësi me mekanismat e juaja të merni informacione të tilla dhe ti shenoni në ndonjë regjistër të partive dhe një her dikush të miret me këto gjëra dhe të denohen gjithsesi të mos mund ti hik askush këti krimi çë bëjn këto sllav të ndytur me nacionalizëm, psikopata.!

Back to top button