Dështon referendum për ruajtjen e fasadës së Qendrës Tregtare në Shkup

Referendumi për ruajtjen e fasadës së Qendrës Tregtare të Qytetit, sipas informatave të fundit ka dështuar. Sipas Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, deri në orën 18 kanë votuar 38,29% e qytetarëve. -Organizatat “Civil” dhe “Most” kanë vërejtur momente parregullsish si leximi me zë të lartë i emrave të votuesve, grisja e disa fletëvotimeve, zënka verbale etj. “Civil” pohon madje se ka pasur edhe prishje ashensorësh në disa banesa.

Gjatë ditës së djeshme kanë votuar edhe të burgosurit, qytetarë të kësaj komune, ku prej 45 personave, gjithsej 38 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Të drejtë vote kishin 43 560 qytetarë të komunës Qendër në gjithsej 78 vendvotime.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button