Evertoni deklason Manchester Unitedin

Manchester United është deklasuar nga Evertoni duke u mposhtur nga Evertoni me rezultat të thellë prej 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në Goodison Park.

Evertoni e nisi ndeshjen më mirë duke shënuar dy gola qysh në pjesë të parë përmes James McCarthy dhe John Stones.

Ndërsa edhe në pjesën e dytë Evertoni ishte dominant, kurse fitoren vendasit e vulosën në minutën e 74-të përmes Kevin Mirallas.

Pas kësaj humbje, Manchester United mbetet në vendin e katërt me 65 pikë pas 34 ndeshjeve, ndërsa Evertoni ngritet në vendin e dhjetë me 44 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button