Kapet “dentistja” shqiptare që sakatonte pacientët në New York

Një menaxhere e zyrës është paraqitur në një gjykatë të New Yorkut nën akuzën se ka mashtruar me licencën e saj duke u shtirur si dentiste kur dentisti i vërtetë nuk ka qenë në zyrë. Ankesat nga pacientët e saj kanë qenë të shumta në rastet kur ajo ua ka nxjerrë dhëmbët, duke u shkaktuar atyre lëndime serioze. Veç kësaj, ajo ka kryer edhe intervenime që quhen “ura dhëmbësh”, si dhe i ka injektuara ata, kanë thënë prokurorët.

Valbona Yzeiraj, e cila ka thënë se ka punuar si dentiste në Shqipëri, por se nuk është licencuar e as trajnuar në New York, nuk e ka pranuar fajësinë në Gjykatën Supreme të Bronksit në pesë pikat e akuzës, siç janë: ushtrim i paautorizuar i një profesioni, akuza për sulm, tri akuza për rrezikim të jetës dhe një akuzë për tentim-vjedhje të rëndë, raporton thejournal.ie.

Një nga pacientët që Yzeiraj e kishte trajtuar nga fundi i vitit 2012 dhe verës së vitit 2013, kishte pësuar infeksion pas “urës së dhëmbëve”, ndërsa një tjetër ende ndjen dhembje edhe dy vjet pasi është trajtuar nga Yzeiraj, kanë thënë më tej prokurorët, transmeton Koha.net.

Yzeiraj kishte ushtruar profesion pa autorizim ndaj pacientëve në ordinancën e Dr Jeffrey Schoengold në Bronx derisa ai nuk ishte aty, thonë prokurorët. Kur Schoengold çfarë kishte bërë Yzeiraj, ai e pushoi atë nga puna, ndërsa ajo më vonë provoi t’i vidhte atij mbi 20 mijë dollarë.

Avokati i 45-vjeçes Yzeiraj, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me rastin. Një gjykatës i ka vënë dorëzaninë në vlerë prej 20 mijë dollarësh, si dhe i është ndaluar t’i afrohet ndonjë ordinance stomatologjike derisa të përfundojë procesi ndaj saj.

Nëse Yzeiraj shpallet fajtore, mund të përballet me burg deri në shtatë vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button