Fjala shqipe do të flitet në skenën e Manastirit

Në Manastir, në vijim e sipër është Festivali i 17 –të ndërkombëtarë i monodramës. Gjatë pesë mbrëmjeve festivalike në skenën e pallatit të kulturës do të shfaqen gjithësej 14 monodrama nga Bullgaria,Rumania,Izraeli,Turqia,Maqedonia,Rusia,Serbia,KroaciaUkraina dhe Britania.

Dhjetë monodrama do të shfaqen në konkurencë zyrtare, kurse katër të tjerat në pjesën reviale.Në mbrëmjen e fundit, në përmbyllje të Festivalit në skenë do të ngjitet edhe monodrama shqipe.

Para artëdashësve të Manastirit do të prezantohet aktori, njëherit dhe regjisori i monodramës,Burhan Amiti, i cili për këtë rast ka përgatitur monodramën me titull “Hashamet” në tekst të përpunuar nga Drama “Hamlet” e Shekspirit që është edhe punim diplomik, me të cilën aktori Burhan Amiti nga Tetova edhe diplomon në fakultetin e arteve skenika. (Q.H)

Lajme të ngjashme

Back to top button