Djali i Bullock nuk e di se nënën e ka të famshme

Aktorja amerikane, Sandra Bullock, ka treguar se djali i saj pesëvjeçar, Louis, nuk e di aspak se ajo është e famshme.

50-vjeçarja ka thënë se ajo ndërron menjëherë kanalin kur sheh veten e saj në televizor, pasi dëshiron që Louis ta konsiderojë famën e saj si diçka të parëndësishme.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se në një rast, Louis e kishte parë një klip të shkurtër të filmit “Gravity” dhe kishte menduar se ajo ishte një austronaute, transmeton Top Channel.

Aktorja fituese e çmimit Oscar ka thënë se roli më i bukur në gjithë jetën e saj është të qenit një nënë.

Ndryshe, revista People e ka shpallur Sandra Bullockun si femrën më të bukur ën botë për këtë vit.

“Nuk ndihem e bukur në asnjë nga rolet e mia. Nuk e shoh veten time në atë aspekt, por më shumë në punën që bëj. Nuk më intereson aspak plakja, unë nuk ndihem e bukur”, ka theksuar aktorja me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button