Klosi, Mustafës: Për luftën s’mund të flasin ata që u fshehën në skuta

Ish-shefi i SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka thënë se Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye. Ndaj kësaj reagon lideri i LDK-se, Isa Mustafa. Mirëpo, po kaq i ashpër është dhe reagimi i Klosit kundër Mustafës.

Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj”.

“Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”, ka thënë Klosi. “Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari. Duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së”.

Lajme të ngjashme

Back to top button