Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter të enjten do të vizitojë Rripin e Gazës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter të enjten do të vizitojë Rripin e Gazës, ku ai do të takohet me zyrtarë të fraksionit palestinez të Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurta, që nuk janë identifikuar, Carter do të hyjë në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar Erez, që është i kontrolluar nga Izraeli.

Kreu i policisë kufitare palestineze, Maher Ebu Sabha për Anadolu Agency (AA) ka konfirmuar se Carter do të vijë i shoqëruar nga një delegacion. Vizita e Carter, konfirmohet edhe përmes botimit në të përditshmen izraelite Ynet. Gjithashtu theksohet se Carter do të jetë në Izrael më 30 prill për një vizitë tre ditore.

“Izraeli zyrtarisht e ka bojkotuar vizitën e Carter, i cili vjen më 30 prill në vizitën tre ditore, megjithatë, ai nuk do të lejohet për të kaluar në Rripin e Gazës”, theksohet më tej. Carter vizitoi Gazën në vitin 2009, ku u takua me anëtarë të lartë të Hamasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button