Ja çfarë ndodhi dje në Crvena-Partizani (VIDEO)

Tifozët serbë ishin edhe njëherë protagonistë për keq në ndeshjen derbi ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit, pasi patën një përleshje masive gjatë ndeshjes.
Incidenti në mes të dy tifozerive ndodhi para ndeshjes e cila u shty për 40 minuta, duke treguar edhe një herë se tifozët janë në qendër të vëmendjes e jo futbolli.

Mediat vendase raportojnë se derbi mes dy skuadrave më të njohura në Serbi është kthyer në një luftë të vërtetë kur mijra tifozë u përleshën mes tyre e për pasojë 35 prej tyre u plagosën, raporton “Kurir”.

Në një stadium të mbushur me huliganë, dhe të ndezur në flakë, tifozët serbë nuk kanë ngurruar të djegin edhe flamurin kuq e zi, madje para fillimit të ndeshjes, parulla “Kosova është Serbi” ka bërë bashkë tifozët kundërshtarë të Partizanit dhe Crvena Zvezdas.

Parulla e madhe me përmbajtje nacionaliste ra në sy që në fillim të ndeshjes, e vendosur në shkallët e stadiumit.

Mes tifozëve të dhunshëm ishte edhe Ivan Bogdanov, i njohur me nofkën “Ivani i Tmerrshëm”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button