Indonezi, kultura e çuditshme: Hanë mish gjarpëri për shëndet e bukuri

Kinezët, të cilët jetojnë në Indonezi, për shkak të bukurisë dhe shëndetit, preferojnë restorantet që gatuajnë mish gjarpëri, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas tyre mish i gjarpërit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Interesi më i madh në menu tregohet për “mishin e gjarpërit në hell”. Restorantet janë përplot me kinez, dhe siç thonë ata, mish i gjarpërit është efikas për ruajtjen e bukurisë, por edhe pastrimin e gjakut.

Një porcion “mish gjarpëri në hell” kushton dy dollarë, ndërsa në menu, vëmedjen pasaçërisht tërheq gjaku i gjarpërit, ku një litër kushton 200 dollarë.

Pronarët e restoranteve, gjarpërinjtë i mbajnë prapa restoranteve, në mënyrë që musafirët mund të shohin vetëm procesin e gatimit të mish të gjarpërit.

Pronarja e një restoranti në Xhakartë, Erika Chan thotë se specialitetet nga mishi i gjarpërit preferohen kryesisht nga kinezët.

“Të ushqyerit me mish gjarpëri janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Mishi i gjarpërit ndihmon për ruajtjen e lëkurës, por edhe për pastrimin e gjakut”, tha Chan.

Lajme të ngjashme

Back to top button