Bie drastikisht numri i azil-kërkuesve kosovarë në Gjermani

Numri i kosovarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka rënë për 94 përqind në dy muajt e fundit, njoftojnë autoritetet e emigracionit në Gjermani.

DW shkruan se përgajtë muajit shkurt, Gjermania pranonte 1500 kërkesa për azil në ditë nga qytetarët kosovarë. Sidoqoftë, numri i azil-kërkuesve ra në njëqind kërkesa në ditë në muajin prill, thotë kreu i zyrës për emigracion në Gjermani, Manfred Shmidt për një të përditshme gjermane.

“Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se sistemi i azilit në Gjermani nuk është zgjidhje e problemeve ekonomike që ata kanë në Kosovë”, ka thënë Schmidt.

Numri i azil-kërkuesve ka rënë shpejt në suaza normale, kur kihet parasysh një numër prej 11.700 kërkesave për azil vetëm gjatë muajit mars, gjë që e vendosi Ballkanin në vend të parë për numrin e azil-kërkuesve në Gjermani, duke udhëhequr para Irakut dhe Sirisë, transmeton Indeksonline.

DW shkruan se një valë të tillë të imigrimit ilegal në përmasa masive besohet ta ketë si shtysë gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë.

Kosova është në mesin e vendeve më të varfëra në Evropë, me një shifër të të papunëve prej 45 përqind të popullatës aktuale. Megjithatë, azili politik në Gjermani është i destinuar vetëm për njerëz që vijnë nga vende që janë të kërcënuar me jetë në vendet ku ata jetojnë. Rasti i imigrantëve kosovarë nuk plotëson kushtet e azilit politik, kështu që autoritetet gjermane nuk kanë aprovuar më shumë 0.2 përqind të kërkesave të azil-kërkuesve kosovarë, raporton DW.

Për t’u përaballur më lehtë me numrin e madh të migrantëve kosovarë në Gjermani, qeveria gjermane ka ndërtuar një platformë ligjore që proceduron në vetëm dy javë përgjigjen ndaj migrantëve në Gjermani. Në këtë mënyrë azil-kërkuesit do të mund të kenë në dorën e tyre përgjigjen më shpejtë dhe më sakte, duke mos iu lënë hapësirë qëndrimi në shtetin gjerman, transmeton Indeksonline.

Aplikimi i kësaj procedure ka quar në tkurrje të numrit të azil-kërkuesve që tashmë janë në Gjermani, dhe atyre që pretendojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, thotë Schmidt.

Ai shton se arsye tjetër pse numri i migrantëve ka rënë në mënyrë kaq drastike, janë disa kampanja mediale që Qeveria e Kosovës ka spozorizuar për të informuar qytetarët me procedurat e azilit në Gjermani. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button