Opozita me të madhe përgatitet për protestat në maj

LSDM filloi me përgatitjet për mitingun që sipas të dhënave të para, duhet të mbahet më 9 maj. Diçka mund të ndryshojnë vetëm bisedimet me VMRO DPMNE-në në Bruksel. Jozyrtarisht, nga partia thonë se nëse rastësisht anulohet mitingu, do të mbahet më 16 maj.

Ndërsa ajo që është zyrtare, sipas zëdhënësit Petre Shilegov është se LSDM nëpër qytetet e vendit është duke e përhapur të vërtetën për Maqedoninë.

“A do të ketë dhe kur do të mbahet miting në Shkup, do të informoheni në kohë”, është përgjigja e Shilegov në pyetjen kur dhe a do të mbajnë LSDM dhe opozita protestë të madhe në Shkup.

Për protestën e madhe përgatiten edhe partitë tjera opozitare si PLD, PRSD dhe PL.

“Ne jemi pjesë e opozitës. Kuptohet se do të marrim pjesë në çdo gjë që përgatit opozita. Fuqishëm qëndrojmë në mbështetjen e qëndrimit opozitar dhe duam që ky pushtet sa më shpejtë të largohet” deklaroi Filip Janeviq, zëdhënësi i PLD-së.

Sekretari i përgjithshëm i partisë thotë se është duke u mobilizuar anëtarësia e PLS-së për mitingun e përgjithshëm që do të mbahet në muajin maj në Shkup.

“Jemi në kontakt me të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e partisë në të gjitha vendbanimet”, thotë Kukoski.

Për Tito Petkovskin, kryetarin e PRSD-së, nuk ka dyshim se duhet të dilet në rrugë.

“Organizatat komunale dhe anëtarësia janë të njëzërit se pushteti nuk reagon edhe pas gjithë kriminaliteteve të publikuar në opinion. Mënyra e vetme ai të largohet janë protestat e vazhdueshme. Tani për tani po merremi vesh për strategjinë, por ende nuk kemi caktuar datë të saktë”, thotë Petkovski.

Edhe kryetari i PL-së, Ivon Veliçkovski pohon se për momentin janë në kontakt me të gjitha partitë opozitare për “vëzhgimin e gjendjes dhe për ndërtimin e qëndrimit për hapat e mëtutjeshëm”.

Nga VMRO Popullore njoftojnë se deri më tani nga LSDM nuk kanë pranuar kurrfarë ftese për protest.

“Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me LSDM-së. Nëse marrim ftesë për pjesëmarrje eventuale duhet të vendosin trupat e partisë” thotë Lupço Balkovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO Popullore.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Turp i madh. Në xhdo demokraci tjetër Kabineti Qeveritar do të kishte dhën prej moti dorheqje. Por në FYROM mbahen këta “Ministra” ose ma mirë të them këta hajna si Krimba gjaku. Turp si mund të dalin para popullit edhe ende të gënjejn. A spo jan 26 Bombat e LSDM’s boll? Qka presin qetër kta?

Back to top button