Zyrë e re për bashkëpunim me Normandinë e Poshtme- Maqedoni

Në Shkup u hap Zyra e re për bashkëpunim të decentralizuar Normandia e Poshtëm –Maqedoni. Zyrën e hapën të shtunën, Loran Bove, kryetari i rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Lorens Oer, ambasadorja e Francës në Maqedoni.

Zyra  për bashkëpunim të decentralizuar Normandia e Poshtëm –Maqedoni është trup koordinues për bashkëpunim mes këtij rajoni francez dhe Maqedonisë. Ajo ka rol të rëndësishëm në lidhjen e partnerëve nga të dy territoret dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Këtë vit shënohen 10 vite nga fillimi i këtij bashkëpunimi. Deri më tani në suazat e bashkëpunimit janë realizuar mbi 100 këmbime, projekte dhe partneritete mes komunave, shoqatave civile, institucioneve kulturore dhe arsimore.

Partner institucional të programit për bashkëpunim janë Ministria e vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë dhe Rajoni Normandia e Poshtme. Bashkëpunimi mbështetet nga Ministria e jashtme e Francës dhe ambasada e Francës në Maqedoni. Programi koordinohet nga Asociacioni i agjencive për demokraci lokale (ALDA).

Lajme të ngjashme

Back to top button