Zaev: Regjimi autoritar mund të largohet me protesta

“Maqedonia me marrëdhënie ndëretnike më të sigurta as më  herët nuk ka pasur dhe për këtë garanci janë qytetarët që janë rroja më e mirë e paqes. Mund të ekzistojnë vetëm banda për të cilët mendojë se strukturat profesionale të sigurisë mund të ballafaqohen me sukses”, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për REL.

Lidhur me strategjinë e LSDM-së, pas publikimit të bombave, ai thotë se nuk është mirë që të dihen herët strategjitë, për shkak se oponenti jonë politik lufton me të gjitha mekanizmat dhe instrumentet që janë në Maqedoni.

Zaev thotë se pakënaqësia që është grumbulluar tek qytetarët patjetër që të merret në konsideratë nga politikanët.

“Nëse do të ketë protesta ato duhet që të jenë jo të dhunshme. Ka shembuj të mirë nëpër botë si nëpërmjet protestave  jo të dhunshme është arritur qëllimi që të rrëzohet regjimi apo ky autokratizëm dhe unë jam u bindur se mundemi këtë që ta arrimë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button