Klitschko mbron titullin e botës në boks (VIDEO)

Boksieri nga Ukraina, Wladimir Klitschko e ka mbrojtur titullin e botës në boks për të 18-ën herë me radhë me një vendim unanim pikësh të gjyqtarëve ndaj Amerikanit Bryant Jennings.

Me këtë fitore, Klitschko, 39 vjeç tani ka 64 fitore e 3 humbje, kurse Jennings, 30 vjeç ka 19 fitore e 1 humbje, shkruan Reuters.

Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 116 me 111 për Klitschkon, kurse i treti 118-109 për ukrainasin, i cili ka humbur 1 pikë në rundin e 10 për mbajtje të tepruar, transmeton Koha.net.

Jennings e filloi ndeshjen duke u mbrojtur, kurse nga pjesa e tretë e 12 rundeve u bë më agresiv duke i shkaktuar dhe një prerje Klitschkos poshtë syrit të tij të majtë.

Klitschko u përgjigj me disa kombinime të rrezikshme duke dhënë goditje të ashpra me të djathtën e tij të fortë.

Lajme të ngjashme

Back to top button