Polonia ndalon bandën e motoçiklistëve të Putinit

Ministria e Jashtme e Polonisë ka ndalur një bandë motoçiklistësh, të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, që të hyjë në këtë vend.

Ujqërit e Natës kishin në plan të hynin në Poloni javën tjetër si pjesë e një turi përmes Europës për të përkujtuar 70- vjetorin e Luftës së Dytë Botërore.

Por kryeministrja polake Ewa Kopacz tha se ky është një provokim.

Ujqërit e Natës janë në listën e sanksioneve amerikane për shkak të angazhimit aktiv në Krime.

Ata mendohet se kanë ndihmuar në rekrutimin e luftëtarëve rebelë në Lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se është zemëruar nga vendimi i Polonisë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button